Politikë

VIDEO/ Sherr në Kuvend, deputeti opozitar Doda tenton të godasë Ballën në foltore, ndërhyn Garda: Ju përdor 'bufi i kënetës', më 11 Maj do ju mundim thellë!

13 Shkurt, 12:58| Përditesimi: 13 Shkurt, 13:21

  • Share

Tensione dhe sherr në Kuvend. Kaos në foltore. Opozita vërsulet drejt foltores kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla mori fjalën, për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar. 

Në këtë moment ndërhyn Garda dhe bllokohet foltorja. Deputeti Petrit Doda disa herë tentoi ta godiste me një mikrofon të shkulur ministrin, nga distanca e afërt. Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse Spiropali tërhiqte vëmendjen që të lejohej mbajtja e fjalës. Balla u kujtoi kolegëve opozitarë se çfarë përfaqësonin dhe se Diaspora do i votonte kundër më 11 Maj.

“Që ju përdor ai atje, ‘bufi i kënetës’, ai atje (i drejtohet Berishës). Do ju mundim më thellë se herë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh mirë. Më 11 Maj do e shihni”, tha Balla ndër të tjera


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?