Kronikë

Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor

27 Korrik 2024, 21:11| Përditesimi: 27 Korrik 2024, 21:17

  • Share

VLORË- Një i mitur është shoqëruar nga policia në Vlorë, pasi ka qëlluar me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku pas një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka marrë thikën dhe ka qëlluar 38-vjeçarin. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/07/2024 01:35

    Ai qe ju e quani /te mitur/ eshte nje 17 vjecar adoleshent,qe pas nje viti do te konsiderohet /adult-i rritur/.Duket qe ne ate moment konflikti, te dy kane treguar /probleme te shendetit mendor/!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?