Foto ilustruese

Sarandë/ 10 të rinj sulmojnë me grushte e shkopinj punonjësin e karburantit! Turistet nga Zvicra: Nuk po ndalnin edhe pse ne kaluam pranë! Ishte e frikshme

17 Tetor 2022, 20:50| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 09:13

  • Share

SARANDË- Një sherr mes një grupi të rinjsh dhe punonjësit të një karburanti ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil. Grupi i të rinjve ka sulmuar punonjësin e një karburanti me grushte dhe sende të forta, për motive ende të paqarta. Dy turiste nga Zvicra kanë qenë të pranishme ku ndodhi ngjarja, të cilat janë shprehur se ishin më shumë se 10 persona që po sulmonin një burrë.

“Ne ishim këtu, pranë makinës. Ishin 11 njerëz ose më shumë që po sulmonin një burrë. Njerëzit telefonuan policinë.

Ishte situatë e frikshme, ne kurrë nuk mendonim se në këtë vend turistik, në këtë qytet të vogël… ne erdhëm këtu për pushime dhe pamë këtë situatë.

Ata djemtë vazhdonin të qëllonin dhe nuk ndalonin, dukej se nuk u interesonte shumë që këtu ishte plot me njerëz. Ne ecëm aty pranë dhe ata nuk u ndalën asnjëherë”, kanë treguar ato. 

Policia mbërriti në vendngjarje dhe deri më tani ka shoqëruar 1 person. Sipas informacioneve paraprake, palët nuk kanë pasur konflikte të mëparshme, por mendohet të jetë një sherr i çastit, pa ditur të tjera detaje. Ndërsa dy makinat e autorëve janë gjetur të braktisura në hyrje të Ksamilit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 18/10/2022 10:00

    Këta kriminel me shkopinj jan policia sekreteee Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
    • Arberori tjeter: 18/10/2022 13:12

      Ha i derr M...I o Arberor

  • Iris: 18/10/2022 02:45

    Shqiperia turistike!!!!

    Përgjigju
  • justice: 17/10/2022 23:53

    Bjeri more shqiptar bjeri q1j1 rr0bt ... hahahahaaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?