Foto ilustruese

Sherr në Sarandë, dy persona rrahin me sende të forta 53-vjeçarin, dërgohet në spital! Një i arrestuar

21 Gusht 2022, 22:35| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 22:36

  • Share

SARANDË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Një 53-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë konfliktuar fizikisht, si edhe kanë qëlluar me sende të forta 53-vjeçarin Sazan Duka.

53-vjeçari Fiqiri Kullai dhe Sazan Duka janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri, por debati mes tyre ka nisur në një lokal.

Sazan Duka ka shkuar i dehur në lokalin e 26-vjeçarit Pëllumb Ahmeti dhe më pas, për arsye që ende nuk dihen, ata janë konfliktuar. 26-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?