Sarandë- Policia e Sarandës ka marrë nën hetim dy gra në qytetin bregdetar, njëra prej të cilave ishte pushuese nga Tirana dhe tjetra banore vendase, të cilat janë përleshur me grushte mes tyre.
Shkaqet e sherrit mbeten ende të paqarta, teksa burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për motive të dobëta dhe të dyshuarat janë 24 dhe 35 vjeçe. Ngjarja ndodhi dje, në lagjen nr. 4.
“U referuan materialet për E. M., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe B. H., 35 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 22 gusht, në lagjen nr. 4, për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëra-tjetrën”, bëri me dije policia vendore.
Pas hetimeve paraprake dhe marrjes në pyetje të dy grave, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë vendore.
Komente
