Foto nga sherri masiv

Kronikë

Sherri masiv në Korçë, gjykata lë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë me thikë! Detyrim paraqitje për 8 të tjerët

4 Shtator, 12:38| Përditesimi: 4 Shtator, 16:10

  • Share

Përfundon seanca për masën e sigurisë për 9 nga 10 të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhur pak ditë më parë në Korçë, ku mbetën të plagosur dy persona. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 54 vjeçarin Dritan Pino, kërkesë e cila u pranua dhe nga gjykata duke e lënë në burg këtë të fundit. 

Për 8 të arrestuarit e tjerë, konkretisht Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, prokuroria kërkoi masën "detyrim paraqitje", e cila po ashtu u pranua nga gjykata. 

Për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, njëkohësisht i plagosur, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi Shkurti ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.

Përplasja masive ndodhi mbrëmjen e 31 gushtit në një lokal në lagjen numër 1 të qytetit dhe 2 persona u plagosën me thikë. 10 persona, nga mosha 21 deri në 51 vjeç të gjithë banues në Korçë, të cilët u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin, u arrestuan, ndërsa në kërkim u shpall një 38-vjeçar. 

Policia identifikoi 54-vjeçarin Dritan Pino si autorin e plagosjes me thikë të dy 31-vjeçarëve, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?