Sherri me thika në një lokal të Tiranës, Report Tv siguron foton e autorit dhe të plagosurve babë e bijë

3 Prill 2023, 20:49| Përditesimi: 3 Prill 2023, 22:24

  • Share

1680547825_dffe.JPG

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal të Tiranës.  Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e të përfshirëve në këte konflikt. 

Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi, ka goditur me thikë tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç dhe bashkëshorti i saj Massimo Sorvillo, 47 vjeç, shtetas italian. Ky i fundit ka një kompani në fushën e bulmeteve dhe produkteve shtazore në të cilën ka qenë i punësuar 40-vjeçari. Shkak për sulmin është bërë shkarkimi nga puna.


Lajmi kryesor:

Sherr me thika në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari plagos me thikë ish-pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij! 64-vjeçari gjendje kritike nga goditja në zemër


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?