Kronikë

Sherri mes dy familjeve në Berat ku u plagos efektivi i policisë, flet nëna e njërit prej të përfshirëve: Erdhën në dyqan të pirë, na thanë pse shikoni nga shtëpia jonë

15 Prill 2021, 12:04| Përditesimi: 15 Prill 2021, 12:39

  • Share

Shkëndi Memaj, e ëma e Albert Memaj që u përfshi në sherrin me katër vëllezër mbrëmjen e djeshme në Berat, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dje kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Sipas saj, vëllezërit u konfliktuan me Albert Memaj për motive banale, duke i thënë se pse mbanin njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre.  

"Në fillim shkojnë dy vëllezërit Marini dhe konfliktohen me djalin e kapin prej fyti dhe djali largohet duke hyrë brenda në shtëpi. Ata filluan të gjuanin me gurë në banesën tonë. Nga gurët u plagos nusja e djalit në kokë dhe i them djalit të marri policinë se na vranë. Më pas vjen policia dhe hynë për të ndarë konfliktin duke i ndaluar vëllezërit që po qëllonin me gurë. Gjatë shoqërimit për në polici të vëllezërve Marini aty kanë kundërshtuar dhe kane tentuar që t'i merrnin dhe armën policit ku ndodhi dhe plagosja e policit. Nusen me djalin erdhi i mori ambulanca sepse kishte shumë rrjedhje gjaku. Ne nuk kemi gjë me komshinjtë ata ishin të pirë prandaj u konfliktuam", është shprehur ajo.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen "Dëshmorët e Kombit", ku Albert Memaj dhe bashkëshortja e tij Olta Memaj, u konfliktuan me katër vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe Arjan Marini  40 vjeç, që është shpallur në kërkim. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë. 


Lajmi kryesor:

Sherri në Berat ku u plagos efektivi i policisë, flet nëna e njërit prej të përfshirëve: Ishin të pirë, na thanë pse shikoni nga shtëpia jonë! Tre vëllezërit e arrestuar: S'mbajmë mend ç'kemi bërë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?