Martin Nikolla, gardisti që u përfshi në sherrin në Sukth të Durrësit është përjashtuar nga Garda, me firmë të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, njofton ministria e Brendshme.
Lajmi kryesor:
Sherr për rrugën në Hamallaj! Vëllezërit Nikolla dhunojnë me shkopa bejsbolli familjen Kaçi, gardisti qëllon me armën e shërbimit, arrestohet nga AMP
SI.E./ReportTv.al