Sherri në Hamallaj, zbardhet dëshmia e gardistit: Qëllova me arme për të ndalur konfliktin! Kaçi për Report Tv: Punimet e tyre, s’janë projekt nga shteti, më sulmuan

Gardisti në detyrë, Martin Nikolli, i cili u arrestua të dielën pas sherrit mes familjes së tij dhe asaj Kaçi në Hamallaj të Durrësit, pretendon se konflikti nisi nga pala tjetër. Report Tv ka zbardhur dëshminë e tij dhënë para hetuesve të Policis së Durrësit. Ai deklaroi se 80-vjeçari Pjetër Kaçi, baba i tre djemve, ka ofenduar i pari. Më tej, 50-vjeçari u tha hetuesve se ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit.

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta.”- tha Martin Nikolli.

Ndërkohë, Report Tv intervistoi Kastriot Kaçin, 49-vjeçarin që mbeti i plagosur nga dhuna e një dite më parë. Sipas tij, pjesëtarët e familjes Nikolli i sulmuan babain teksa po kalonte pranë banesës dhe më pas gjithçka degradoi, vetë ai u qëllua në kokë dhe më shpulla.

“Goditje ka pasuar në kokë e në shpatull. Unë isha te lokali te shtëpia, këta u zunë me plakun.”- tha Kaçi.

Sherri mes dy familjeve, kushërinj të dytë, të ardhur nga Mirdita, të vendosur në Hamallaj prej 20 vitesh, nisi në muajin prill. Nikollët nisën zgjerimin e rrugës, nga këmbësore në rrugë makine, e cila kalon nëpër oborrin e banesës së Pjetër Kaçit.

“Krejt zanafilla është se letrat i ka marrë nga shteti dhe tani na sjell probleme si lagje. Ne të gjithë banorët e kemi ndërtuar vetë me ndriçime e të gjitha. Kurse ai kërkon që të ndërtojë rrugën në mes të oborrit tim. Vetëm këta insistojnë sepse banorët dhe i gjithë blloku ynë i ka objektivat për lart. Ky konflikt ka nisur që prej 6 prillit. Duan të prishin tokën dhe të uzurpojnë zonën.”- tha Kaçi.

Kastrioti rrëfen se parcela ku është vendosur familja e tij me mbi 100 familje të tjera, nuk është e azhornuar. Sipas tij, familja Nikolla ka mundur të pajiset me letra të rregullta dhe kjo vjen për shkak të lidhjeve me pushtetin.

"Në momentin që ika unë, nisën armët. Zanafilla e ngjarjes janë letrat e marra nga një tokë e pa azhornuar. Ata kanë marrë letrat nga 2018 deri në 2021, ndërsa ne jemi 127 shtëpi që jemi në tokë të pa azhornuar dhe s’kemi marrë letrat. Ai i merr se është i veshur me pushtet.”- tha ai.

Pak kohë më parë IKMT ka ndërhyrë në pronën e familjes Kaçi dhe ka prishur disa kolona dhe një portë, të ndërtuara nga vetë ata, fakt që konfirmohet edhe nga plaku i familjes, Pjetër Kaçi.

80-vjeçari tregon versionin e tij se si nisi sherri teksa po kalonte pranë banesës së Nikollëve.

Report Tv mëson se një pjesë të rrugës e ka shtruar vetë familja Kaçi, e cila nuk ka lënë hapësirë as për kalimin e ujësjellësit apo kabullin elektrik. Në kushte të tilla, familja Nikolli, me dokumenta të rregullta pronësie kërkuan të ndërhyhet që rruga të shkoj në gjendje fillestare. Kryetari i njësisë administrative i ka kërkuar IKMT-së që të ndërhyjë. Më pas, zgjatimi dhe zgjerimi i rrugës nga Nikollët është krejtësisht një nismë private e paligjshme dhe që nuk ka lidhje me asnjë projekt të autoriteteve. Kjo rrugë, dhe kthesa e saj e famshme, u bënë shkak i sherrit që përfundoi me dhunë me shkop bejsbolli dhe të shtëna në ajër. Përveç Martin Nikollit u arrestuar edhe vëllai i tij Alfred Nikolli, 46 vjeç, me 3 akuza “Kanosje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Ora 11:49
Sherri në Hamallaj, Report TV siguron foton e gardistit Martin Nikolli! Qëlloi në ajër me armën e shërbimit

1690796593_martinnikolli.jpg

Report TV siguron foton e gardistit Martin Nikolli i cili u përfshi në sherrin mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit ku mbetën të plagosur 3 persona.

Ai qëlloi me armën e shërbimit në ajër. 

Ngjarja ndodhi paraditen kësaj të djele, 30 korrik, në lagjen e Hidrovorit  mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi.

Menjëherë pas ngjarjes gardisti u përjashtua nga Garda, ndërsa AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), e arrestoi për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Konfilkti nisi kur Pjetër Kaçi, 80 vjeç, kryefamiljar i familjes Kaçi, ishte duke kaluar  në rrugën e lagjes . Ai ndalua nga  Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla të cilet pasi e kercenuan që sduhet të kalonte më në atë rrugë, e goditën të moshuarin. Pak minuta më vonë në mbrojtje të babait të tyre, mbërritën djemtë e të moshuarit, Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi, ku dhe ndodhi përplasja me ë rëndë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zoti toks Nua Rroku: 31/07/2023 21:02

    Ma e forta asht se toka për të cilën vriten nuk është e tyre por e xanun!

    Përgjigju
  • Tini: 31/07/2023 17:06

    Rruget Nuk i bejne banoret. Ka urbanistike, dhe taksat tona paguajne nepunes te korruptuar dhe pa ndonje kualifikim. Fodulleku i ketij Nikollit vjen nga fakti se injoranca, prapambetja ne shkollim, ia erreson syte dhe grindet me kusherinjte e vet. Perdor armen sikur te ishte ne xhungel dhe jo oficer i shtetit.

    Përgjigju
  • Genti: 31/07/2023 11:59

    Bravo shume mire edhe une jam dakord me gardistin , biles herës tjetër vriti se ashtu je i mbrojtur komplet.Nuk kane faj keta , fajin e ka shteti qe luan rolin e qorrit dhe shurdhit ndaj te forteve.

    Përgjigju
  • Xnxn: 31/07/2023 11:51

    Nga del qe ka qelluar ne ajer, apo keshtu e do partia?!

    Përgjigju
  • Arioni: 31/07/2023 11:27

    Tok e xanun ju shplaft mortja maloket injorant se nuk jan tokat tuaja ju solli sa-ha-leja grdeci plehra e tropojes i iri baxhelles se ishit mir atje ne male funderrina felliqet shqiperin ,enveri e dinte kush ishit prandah nuk ju linte te vinit ne qytete dhe zona te tjera se e felliqnit injorant

    Përgjigju
    • Fusha: 31/07/2023 13:22

      Ashtu sic i solli enver bq i solli edhe sali bq por tipat si ty q vtm nxirrni vrer nderkohe q ata ju respektojne femrat e fisit nkd dmth jeni thjesht mosmirnjohes nkd dmth…

    • Oni: 31/07/2023 11:54

      Tq**shin maloket ty dhe gjithe si ty! Se maloket tentuan tju bejne njerez por ju serish buk e gjize e gjum dini o fshatar!

    • e drejta: 31/07/2023 11:54

      FIKS FARE, PO KETO JANE SHPELLARE QE NUK BEHEN NJEREZ...RESPEKTE

  • Arben: 31/07/2023 11:24

    Shume mire ka bere shoferi i Lindita Nikollit! Ai plak i rrjedhur nuk e di qe ka te beje me njerez te rendesishem? Ka dashur te provokoje situaten mesa duket qe te njolloset figura e kryeparlamentares! Mund te jete edhe provokator i opozites!

    Përgjigju
    • Arbri: 31/07/2023 12:03

      PO RIKA PO . VAZHDONI LUFTONI ME MULLINJT E ERES..... NDERKOH QE E KEQJA ME E MADHE MADHE E JUAJA ESHTE BRENDA JUSH.... SHUME SHPEJT DO JENI ABSOLUT. DO KOMANDONI SI QEVERIN E ALBANISTANIT DHE BURGJET E SHQIPERISE...... TANI PER TANI KOMANDONI VETEM BURGUN E DURRESIT.... OK AMIGO.

  • e drejta: 31/07/2023 11:20

    IKNI MORE SHPELLARE SE NUK BEHENI NJEREZ JU JO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?