Në papërgjegjshmëri totale, dy mësuese kanë qenë ato që nisën sherrin pranë shkollës 'Çajupi' në Tiranë, ku të shtënat me armë rrezikuan edhe jetën e nxënësve. Mësohet se dy mësueset, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije, nisën të konfliktoheshin verbalisht në oborrin e shkollës e më pas, për t'u sqaruar shkuan në një lokal. Por gjërat dolën jashtë kontrollit kur sherr ndërhynë edhe familjarë të tyre, njëri prej të cilëve qëlloi edhe me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të plagosur.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Shembulli 'ideal' nga mësueset e shkollës 'Çajupi', sherr me karrige! I bashkohen edhe të afërmit, njëri prej tyre ushtarak, dyshohet se qëlloi me armë në ajër! 4 të plagosur me sende të forta
//ReportTv.al