Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-deputetin Mark Frrokun dhe 7 të arrestuarit e tjerë për sherrin te Kepi i Rodonit në Durrës. Veç Mark Frrokut në masën 'detyrim paraqitje' janë lënë shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.
Gjykata Durrës caktoi 'arrest në burg' në mungesë për Besnik Tomën, shoferi i Mark Frrokut, i shpallur në kërkim si personi që ka qëlluar me tek plumb në ajër. Jashtë ambienteve të gjykatës Frroku u prit nga miq e të afërm.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Sherri për pronat te Kepi i Rodonit, Mark Frroku lirohet nga qelia: Ishim në punë konform gjithë ligjeve! 'Detyrim paraqitje' edhe për 7 të tjerët
M.Q./ReportTv.al