Foto ilustruese

Kronikë

Shfrytëzonin për prostitucion tre të huaja, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë! Në kërkim tutorja kineze

6 Qershor, 14:25| Përditesimi: 6 Qershor, 14:48

  • Share

Një 28-vjeçar është arrestuar ndërsa një kineze është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga ka rënë Fatjon Spaho ndërsa në kërkim është 51-vjeçarja nga Kina Fengmei Gong, pasi kishin përshtatur një apartament në lagjen “10 Korriku” për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. 

Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Secret Flat”, u vunë nën hetim janë vënë edhe tre kineze, të cilat ushtronin prostitucion kundrejt pagesës. 


 
“Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim, shtetasi F. S., 28 vjeç, banues në Tiranë. Po për të njëjtat vepra penale, u shpall në kërkim edhe shtetasja F. G., 51 vjeçe, me kombësi kineze.
 
Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.
 
Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.”, njofton policia. 
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?