SARANDË- Gjykata ka lënë në burg kryeinspektorin, Petraq Rako dhe tutorin e vajzës 13-vjeçare, Stefan Koloi, i cili e përdorte për prostitucion të miturën. Gjykata e Sarandës për të dy është vendosur “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ata akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
Po vijojnë hetimet intensivisht pasi ka dyshime edhe për të tjerë persona që mund të kenë abuzuar me 13-vjecaren. Ndërkohë që do të kryhen edhe disa ekspertime mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente të hetimeve që kryhen për këtë çështje. Edhe pse dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë, siç u shpreh policia por edhe organi i akuzës, përsëri të dyshuarit në seancë kanë mbajtur qëndrim mohues. Ndërkohë familjarë të vajzës janë shprehur me parë se kishin informacion që vajza e tyre punonte në Ksamil si pastruese. Mësohet se të miturën vinin nga Xarra çdo ditë e merrnin në orën 16.00 dhe sillnin në 22.00. Por njëherësh nga punonjës të shërbimit social dhe policisë kanë mbajtur më parë një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante Iphone 12, kryente make up dhe kishte marrë banesë me qera në Sarandë. E mitura është fëmija i vogël i një familjeje, me 7 fëmijë njeri prej të cilëve u ka vdekur. Kjo familje ka ardhur para disa vitesh në fshatin Gjashtë nga Berati. Është familje me të ardhura shumë të pakta, ndërkohë që nëna e fëmijëve është invalide. Banojnë në fshatin Gjashtë në një banesë që e kanë në ruajtje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ku Stefan Koloi 62-vjeç kishte përshtatur lokalin e tij si si vend për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkohë, kryeinspektori 60 vjeç ishte klient i 13-vjeçares.
Arrestimi i tyre u bë nga SHÇBA pas një hetimi një mujor, pas një denocimi që kishte mbërritur në Policinë e Sarandës. Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, rezulton i arrestuar në 2007 për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” por është shpallur i pafajshëm.
Kjo ngjarje eshte nje deshtim i madh nga te gjithe,shteti,shkolla,familja,banoret,etj.Familja na qenkesh e varfer,por vajza vishej luks dhe kisht marre banese me qera!Organet perkatese kishin marre shenim,por asnje reagim!Si ka mundesi qe lejohet nga shteti te punoje nje femije 13 vjec? Si ka mundesi qe nje prind jo vetem e lejon te punoje femijen,por dhe te punoje ne nje orar te dyshimte 16-22?! Nuk shkonte kjo vajze ne shkolle,ku e gjente kohen te studionte?! Si ka mundesi qe familjes nuk i bente pershtypje ndryshimi i veshjes,sjelljes,paraqitjes?!Po banoreve nuk iu bente pershtypje, qe ne nje lokal te mbyllur duhej pastruese dhe degjoheshin zera?!Shikoni se mos kane marre ne qafe dhe vajza te tjera.
PërgjigjuShoqeria Civile ata gazetare qe ben ststuse prekese per vrasjen ne fier, ministri i brendshem Cuci drejtori i RI Nano dhe asnje politikan nuk reagoi per kete barbari te kryer nga nje punonjes policie. Edhe kjo vrasje eshte o shoqeria e kalbur civile.
PërgjigjuHahahah o sa kam qesh as ne filma nuk I degjon keto... Barbari e gjalle edhe nese eshte e vertet skandal!
Përgjigju