TIRANË- Kjo verë nuk do të jetë ‘COVID free’, siç është menduar, madje virusi po rikthehet ‘frikshëm’! Ditën e sotme janë regjistruar 974 raste të reja dhe 2 viktima, shifra më e lartë e arritur prej javësh në vendin tonë. Referuar bilancit ditor të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, përveç Tiranës, përhapja e rasteve të reja përkon në zonat bregdetare, më së shumti në Vlorë për t’u ndjekur nga Shkodra e Durrësi.
Ndërkohë, ka pasur një rritje edhe në shtrimet në spitale, ku aktualisht janë 24 pacientë, nga 23 që kanë qenë një ditë më parë. Sa i përket viktimave, Report Tv mëson se bëhet fjalë dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.
Në total, janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.
Statistika (5 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 974
Të shëruar në 24 orë 377
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2153
Testime totale 1,856,756
Raste pozitive 283,811
Raste të shëruara 276,070
Raste Aktive 4,235
Humbje jete 3,506
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2,755
Fier 336
Vlorë 235
Durrës 210
Shkodër 208
Berat 114
Lezhë 109
Gjirokastër 95
Elbasan 82
Korçë 52
Dibër 28
Kukës 11