Dy vëllezërit nga Mati, mjeku dhe polici që humbën jetën nga COVID

Shifra të larta të COVID, sot 916 raste të reja dhe 20 viktima! Ndërrojnë jetë mjeku në Berat, polici në Kavajë dhe dy vëllezër nga Mati

26 Shkurt 2021, 17:35| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 22:37

  • Share

Shifrat e rasteve të reja me COVID dhe viktimave nga ky virus vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë.  Gjatë 24 orëve të fundit  janë shënuar 916 raste të reja pozitive nga 3689 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnje, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamëz, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.

20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç. Mes viktimave janë edhe një mjek në Berat dhe një efektiv policie në Kavajë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID.

Statistika (26 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       916

Të shëruar në 24 orë     849

Të shtruar në spitale      625

Humbje jete në 24 orë   20

Testime ditore               3689

Testime totale          459,023

Raste pozitive          105,229

Raste të shëruara      68,007

Raste Aktive              35,466

Humbje jete               1,756

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22643

Fier         2651

Durrës     1673

Vlorë       1791

Shkodër   1363

Gjirokastër 1028

Berat        957

Korçë       903

Elbasan    887

Lezhë       846

Dibër       371

Kukës     353

Ora 19:14
COVID i merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Dy vëllezër nga Mati kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 njëri pas tjetrit.  Viktimat janë Fatmir Domi, 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç, nga Batra e Matit dhe ishin me banim në Durrës.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë dje dhe tjetri sot.

Ora 15:55
I infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 58-vjeçare efektivi i policisë në Kavajë

Situata e pandemisë së COVID në vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese, pasi ka një numër të lartë të personave të infektuar, ndërkohë që edhe shifrat e vdekjeve janë të larta.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë si pasojë e COVID një efektiv policie. Bëhet me dije se nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë Fatmir Belba, 58 vjeç, efektiv policie në Kavajë.

Ora 07:29
I shtruar prej ditësh te Infektivi, humb betejën me COVID mjeku nga Berati

Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha është shënuar si pasojë e COVID.

Humb betejën me virusin mjeku i ekografisë në Berat, 63 vjeçari Gëzim Lamaj.

Mjeku ishte i shtruar prej ditësh në spitalin infektiv në Tiranë ku nuk e ka mposhtur dot COVID-19. Mjeku Lamaj punonte prej vitesh ne sptalin rajonal te Beratit si ekografist dhe radioskopist.

Për ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi rekord viktimash nga COVID, ku 21 persona e jkishin humbur betejën me koronavirusin.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja nga 3691 testime të kryera në total. Në Tiranë janë regjistruar 385 të infektuar e cila është dhe vatra më e madhe sa i përket COVID.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Majlinda: 26/02/2021 18:26

    Na rrofshin zgjedhjet pa njerezit le te vdesin se ka plot

    Përgjigju
  • Ermal: 26/02/2021 18:01

    Keto jan shifra qe ka ministria. Jan akoma me shume sepse raste pozitiven te klinikave nuk I mer ministria edhe jan njerzit qe kurohen ne shtepi keshtu qe kemi edhe disa vdekje nuk raportohen nga familjaret. Prandaj cdo dite nuk ndrishon numri I personave qe jan te intubuar, sepse ata qe vdesin nuk jan ne Spital, ose Jan ne Spital po nuk jan ne gjendje kritike sipas opinionit te mjekeve. I marin ne qafe apo Jo do ta tregoj historia kete. Interesante eshte qe atje qe kishim 10-12 vdekje ne dite, tani kemi mbi 20 cdo dite edhe mbi 10.000 infektime ne jave. Besoj po nuk ishin zgjedhjet do na kishte mbyllur.

    Përgjigju
  • Publik: 26/02/2021 17:50

    Si është e mundur që nuk i shtrëngojnë masat me numrat që kanë para syve? Kur thua që vetëm nga testimet dalin të infektuar 1 mijë veta në ditë, sa janë infektuar në të vërtetë? Pse nuk thoni edhe sa shtretër janë të lirë ditë për ditë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?