Sulm ndaj një kamioni me ushqime në Veri të Gazës

Bota

Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht

28 Korrik, 07:59| Përditesimi: 28 Korrik, 08:24

  • Share

Në një artikull të botuar në Jerusalem Post në janar 2021, kryeministri i atëhershëm izraelit Benny Gantz shkroi, duke kujtuar kohën e tij në ushtri, tha se “në çdo fushatë ushtarake që drejtoja, nëna ime më thoshte gjithmonë të kujtohesha të ofroja ndihmë humanitare, ilaçe dhe ushqim për popullsinë civile në anën tjetër”.

Është një mësim që një ish-ushtar tjetër, kryeministri aktual Benjamin Netanyahu, duket se e ka injoruar në luftën kundër Gazës. Mendoni vetëm për pranverën e kaluar, kur për dy muaj e gjysmë, nga marsi deri në mesin e majit, Izraeli bllokoi hyrjen e ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe mallrave të tjera të domsodoshme në Rripin e Gazës. Këto hyrje rifilluan në fund të majit, shumë ngadalë. Kombet e Bashkuara theksojnë se në Gaza gjatë një dite duhet të hyjnë 500 dhe 600 kamionë për të përmbushur nevojat e popullsisë . Mesatarja për javët e fundit ka qenë 69 hyrje në ditë.

Alarmi

Kjo është arsyeja pse njerëzit në Gaza vazhdojnë të vdesin nga kequshqyerja. Dhe në një përpjekje për të marrë pak ushqim, rreth një mijë persona janë vrarë pranë qendrave të shpërndarjes, nga të cilat Fondacioni Humanitar i Gazës ka shpërndarë 94 milionë vakte. Kjo duket shumë. Do të kishte qenë e nevojshme katër herë më shumë. Dhe rreziku që Gaza të bjerë në një zi të plotë buke vazhdon.

Të dhënat e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) flasin vetë: një e treta e banorëve të Gazës kanë mbetur pa ushqim për disa ditë rresht dhe gjysmë milioni tashmë jetojnë në kushte të krahasueshme me urinë .

"Uria ka arritur nivele të frikshme", shkroi agjencia në një deklaratë të premten .

Në maj, një raport nga FAO dha alarmin: sipas parashikimeve, pa një përmirësim të ndjeshëm të situatës, deri në shtatorin e ardhshëm, 470,000 banorë të Gazës do të jetojnë përgjithmonë në kushte që, sipas kritereve të IPC - një sistem për klasifikimin e ashpërsisë së emergjencave që lidhen me disponueshmërinë e ushqimit - bien në Kategorinë 5: "Katastrofë" ose uri . Kjo do të thotë që 20 përqind e familjeve vuajnë nga "mungesa ekstreme të ushqimit, që çojnë në kequshqyerje dhe vdekje", 30 përqind e fëmijëve nën 5 vjeç vuajnë nga kequshqyerja akute dhe se çdo ditë, dy deri në katër të rritur nga çdo 10,000 vdesin nga uria. Një milion banorë të tjerë të Gazës, brenda së njëjtës periudhë, do të bien në Kategorinë 4, "Emergjencë " .

Kutitë

Pastaj ka një çështje tjetër: çfarë hanë ata pak veta që arrijnë të sigurojnë një nga kutitë me markën GHF? Më 22 korrik, vetë Fondacioni publikoi foto të përmbajtjes standarde: miell, kripë, makarona, qiqra, bizele, pastë susami, thjerrëza, vaj . Mbi 42,000 kalori, "të mjaftueshme për të ushqyer 5.5 persona për 3.5 ditë", theksoi GHF.

Në realitet, një profesor nga Shkolla e Ekonomisë në Londër shpjegon për BBC -në se kjo listë "garanton një stomak të plotë, por një dietë bosh" : "Ndjekja e një diete të ngjashme për javë të tëra do të çonte në 'uri të fshehur' dhe do të rriste rrezikun e sëmundjeve të tilla si anemia dhe skorbuti".

Në Gaza, dy artikuj thelbësorë gatimi janë pothuajse të pamundur për t'u gjetur: uji dhe gazi për gatim . Ky i fundit, në veçanti, nuk është shpërndarë që nga maji. Mund të gjendet vetëm në tregun e zi, me çmime të fryra me 4,000 për qind krahasuar me çmimet e para luftës.

"Që nga nisja e operacioneve më 27 maj, ne kemi shpërndarë gati 85 milionë vakte nëpërmjet më shumë se 1.4 milionë kutive - direkt për popullin e Gazës.

Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me ne. Së bashku, ne mund të ofrojmë më shumë ndihmë ushqimore për ata që kanë nevojë të madhe", shkruan  Fondacioni Humanitar i Gazës.

Shkatërrimi

Së fundmi, hyrja e ndihmës së re dhe më të konsiderueshme në Gaza është jetike për një arsye tjetër: nuk ka asnjë mënyrë tjetër që banorët e Gazës të sigurojnë ushqim. Pas dy vitesh e gjysmë bombardimesh, niveli i shkatërrimit ka arritur përmasa të mëdha.

Që në prill, FAO raportoi se 83 përqind e tokës së kultivuar të Gazës, 83 përqind e puseve bujqësore dhe 71 përqind e serave ishin dëmtuar plotësisht ose pjesërisht. Dhe 72 përqind e anijeve të peshkimit - një shifër që daton që nga dhjetori i vitit 2024 - tani janë jashtë funksionit. Ndërkohë, sulmet kanë vazhduar pa u pakësuar, kështu që është e arsyeshme të supozohet se secila prej këtyre përqindjeve është rritur.

Prandaj, kamionët janë shpresa e vetme. WFP pretendon se ka 170,000 ton ushqim tashmë në rajon ose në rrugë për atje . Kjo do të ishte e mjaftueshme për të ushqyer të gjithë popullsinë e Rripit për tre muaj. Banorët e Gazës janë duke pritur./Corriere della Sera

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 28/07/2025 08:39

    Te njejten gje qe i beri ai xhaxhi ketyre po e bejme keta me Palestinen...Turp dhe bota hesht...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?