SHIFRAT/ Kosto e lartë jetese! Shpenzimet nuk po i lënë vend qytetarëve për kursime

29 Prill, 17:11| Përditesimi: 29 Prill, 17:40

  • Share

TIRANE- Në muajit e fundit qytetarët dhe bizneset po kursejnë më pak. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në muajin mars zbritën në 1.3 trilionë lekë, duke rënë me 14.5 miliardë lekë në raport me muajin shkurt dhe me 19.9 miliardë lekë në raport me muajin janar. Kurse në raport me marsin e vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë thotë se kursimet kanë një rritje prej 5.1 miliardë lekë.

Këto të dhëna dëshmojnë faktin se qytetarët po shpenzojnë më shumë në këto muaj të parë të vitit, dhe nuk arrijnë të kursejnë. Ndikim në këtë situatë padyshim sipas ekspertëve po japin kostot e shtuara të jetesës, duke nisur nga çmimet e shportës, kosto transporti, qiratë e banesave, por edhe blerja e banesave çmimet e të cilave vetëm po rriten.

Ndërsa bizneset nga ana tjetër për shkak të normave të ulëta të interesit, depozitat nuk shikojnë si mundësi investimi, dhe si rezultat po orientohen drejt investimeve, çka përkthehet në më pak kursime. Kryesisht po shpenzohen para për të blerë prona, apo pasuri të tjera të patundshme duke qenë se vlera e tyre ka ardhur në rritje të vazhdueshme.

Por teksa depozitat në sektorin financiar po bien, paratë që qarkullojnë jashtë bankave janë rritur. Në fund të muajit mars vlera e parave që qarkullonte cash, arriti në afro 390 miliardë lekë, duke u rritur me 7.2 miliardë lekë në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

VLERA E DEPOZITAVE
Janar 2024            1,320,556 mln lekë
Mars 2024            1,300,557 mln lekë
Rritja                        -19,999 mln lekë

 

VLERA E DEPOZITAVE
Mars 2023            1,295,401 mln lekë
Mars 2024            1,300,557 mln lekë
Rritja                         +5,156 mln lekë

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/04/2024 03:03

    Thojani Rames keto,qe u ben thirrje te rinjve te kthehen nga emigracioni,jo neve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?