Shirat e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe gurëve në disa zona të vendit. Konkretisht për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të gurëve në Kaninë të Vlorë, ku për pasojë raportohet se ka mbetur i plagosur një nga punonjësit e bypass-it, Lulëzim Kajmaku.
Një nga gurët në mal është shkëputur për shkak të reshjeve të dendura dhe i ka rënë punonjësit i cili ishte në punë Si pasojë e goditjes 51 vjeçari ka thyer këmbën dhe ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rreziku për jetën.
Rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve ka pasur edhe në Sarandë, ku disa akse rrugore të saj vihet re prania e gurëve të mëdhenj, që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth ores 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”, në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë, për shkak te shirave ka patur rreshqitje gurësh, si pasojë është demtuar lehte në këmb një drejtues mjeti i firmës qe kryen punimet .
Shtetasi L.K., 51vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Vlore, jashte rrezikut per jetën.
Foto nga vendi i ngjarjes
Shirat e dendur në Sarandë kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe rënies të tyre në akset kryesore të vendit. Reshjet kanë zgjatur disa orë po kaq kanë mjaftuar që të këtë dëmtim të kulturave bujqësore të vendit dhe rrëshqitje të dherave.