SARANDË- Dy polakë janë vendosur në pranga në Sarandë ditën e sotme si shitës të drogërva sintetike metamfetaminë.
Në vijim të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3” uniformat blu kanë sekuestruar 4 aparate celularë, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
“Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator shtetasin G. O. konkretisht në dhomën ku qëndronte vetë shtetasi G. O së bashku me shtetasin S. P., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve, të cilat dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.”-thuhet në njoftimin e policisë.