Shisnin ekstazi dhe MDMA në Vlorë, në pranga 2 të rinjtë nga Tirana dhe 1 nga Kosova

11 Qershor 2022, 12:01| Përditesimi: 23 Janar 2023, 10:27

  • Share

E.B 21 vjeç, E. M adoleshent 17-vjeçar, të dy nga Tirana, dhe Rron Berisha 26 vjeç nga Prishtina janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi shpërndanin drogë ekstazi dhe MDMA në këtë qytet. Policia ka sekuestruar 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 141 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. B. dhe E. M., si dhe kontrollit të ambientit, ku ishin akomoduar këta shtetas, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 61 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rr. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrun në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas", njofton ndër të tjera policia e Vlorës 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?