Korçë- Afrimi i festave rrit edhe përpjekjet për kontrabandën dhe tregtimin ilegal të lëndëve piroteknike.
Policia e Korçës ka goditur dy raste ditën e sotme (30 Dhjetor), ndërsa procedoi penalisht edhe 2 tregtarë që shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre.
“Shërbimet e Komisariateve të Policisë Devoll dhe Pogradec, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të dyshuarit”, tha policia vendore.
Të proceduarit janë A. M., 56 vjeç, banues në Devoll dhe L. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.