Ilaçet e sekuestruara që shiteshin kontrabandë dhe Sokol Topçiu

Kronikë

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania

11 Tetor 2021, 15:21| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 16:29

  • Share

Në kuadër të vijimit të operacionit “Përfitimi”, ku shiteshin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, është arrestuar edhe një administrator farmacie në Tiranë. Më herët gjatë të njëjtit operacion u arrestuan 6 të tjerë, mes të cilëve 4 pronarë farmacish.

Në pranga përfundoi Sokol Topçiu, 57 vjeç, administratori i Farma Net Albania, i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë. 

Report Tv mësoi më herët se në këtë rrjet janë përfshirë 12 persona, mes të cilëve tashmë 7 ndodhet pas hekurave, dhe 5 janë ende në kërkim. Në skemën e shitjes së ilaçeve kontrabandë ishin përfshirë 4 farmaci dhe depo farmaceutike që në bashkëpunim me njëra-tjetrën u shisnin qytetarëve ilaçet kontrabandë. 

Sokol Topçiu është administratori i Farma Net Albania, që ka rrjet farmacish , prej 100 të tillash në të gjithë vendin. Kjo kompani është themeluar në 2009. Kjo kopani është regjistruar për tregtim të  artikujve te ndryshëm, import - eksport, pajisje elektrike dhe elektronike, elektro-shtepiake, duhan, cigare, medikamente farmaceutike, bujqesore dhe blektorale, veshmbathje, lende te para per industrine, materiale ndertimi dhe hidrosanitare, pajisje zyrash dhe kancelari, pjese kembimi auto e makineri te cdo lloji.  

Kliko këtu për (Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania)


Lajmi kryesor:

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, lihen me 'arrest shtëpie' 6 të arrestuarit! Prangoset edhe administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu, në kërkim 5 të tjerë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?