Katër persona janë arrestuar nga policia e Kavajës në vazhdën e operacionit “Tempulli” për kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.
Në pranga kanë rënë Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi. Mësohet se gjatë kontrollit që policia u bëri Besnik Dulla, Xhevahir Hoti dhe Zeqir Krasnaj gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit ndaj Flori Gjuzit, gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike.
Nga të dyja rastet në total është sekuestruar 655 gramë kanabis sativa që shitej në zona që frekuentoheshin nga të rinjtë.
Lajmi kryesor:
Operacionet ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’, 5 të arrestuar në Tiranë dhe Kavajë për trafik armësh e drogë! Balla: Presim më shumë rezultate
B.V//ReportTv.al