Foto ilustruese

Shisnin kokainë dhe hashash në lokalet e natës në Himarë, arrestohen 2 shokët nga Tirana

14 Gusht, 15:01| Përditesimi: 14 Gusht, 15:05

  • Share

Himarë- Policia e Vlorës njoftoi sot (14 Gusht) se ka identifikuar dhe arrestuar dy të rinj që akuzohen si të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në plazhet e jugut.

Aksioni u zhvillua në zonën e Himarës, teksa u lokalizuan të dyshuarit duke lëvizur me automjetin e tyre, ku brenda mbanin edhe dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis.

Ndalimet u bënë në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli” dhe atij lokal të koduar “Parts 25”.

“Gjatë ndërhyrjes u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. Ç., 27 vjeç dhe E. T., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, të ndara në doza, gati për shitje”, njoftoi policia vendore.

Të rinjtë janë izoluar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë në Gjykatë, për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, kurse hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?