Arma që iu sekuestrua 32-vjeçarit

Shiste drogë në Kombinat dhe Tiranë të Re, arrestohet 32-vjeçari! Në çantën e dorës i gjendet pistoletë me silenciator

11 Korrik 2020, 11:11| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 14:21

  • Share

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i cili shpërndante droga të forta në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re.

Në kuadër të operacionit të koduar "Befasia", policia arrestoi Klodjan Trocin, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

"Pa tri javë hetimesh, nisur dhe nga informacioni i marrë se ky shtetas në vendin e quajtur " Qytet i nxënësve" po  qarkullonte me biçikletë dhe mund të kishte me vete lëndë narkotike dhe armë zjarri, kanë zhvilluar operacionin policor “Befasia”. Gjatë kontrollit, shtetasit K. T., në çantën që mbante në dorë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me silenciator. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi fishekësh luftarak", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento

Komente

  • Eri: 11/07/2020 14:15

    Ore aty keta plera na 10 vjet jepini se per faj te ketyre morrave qe sbejen dot lek ndrydhe ikim djem nenash

    Përgjigju
  • Valter007: 11/07/2020 11:45

    Kjo eshte pistolete Valter Gjermane si e James Bond 007, seshte arme e thjeshte per tu gjendur! Dhe ky 99% vrases me pagese, drogen e mban me heq ankthin per perdorim vetiak. Po vk, del pas 1 jave per mungese provash!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?