Vlorë-Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste kanabis të ndarë në doza.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti 20 doza kanabis dhe kokainë.
"Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë finalizuan një tjetër goditje në këtë fushë.
Si rezultat, u arrestua shtetasi V. S., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit personal dhe të banesës së tij, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe kanabis", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Komente
