Paratë dhe kokaina e sekuestruar

Kronikë

Shiste kokainë në doza në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

6 Qershor, 11:03| Përditesimi: 6 Qershor, 11:05

  • Share

Dhërmi- Një 46-vjeçar i cili shiste kokainë të ndarë në doza ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte Maklit Muçaj, blutë gjetën 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike.

Lënda narkotike, paratë dhe peshorja elektronike u sekuestruan si provë materiale.

Operacioni u kodua ‘Reset’.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjeje, kryesisht në lokalet e natës në zonën bregdetare të Dhërmiut, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, operacionin policor të koduar “Reset”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

M. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte ky shtetas, në Drimadhes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?