Kronikë

Shiste kokainë në doza në lokal, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë! Sekuestrohet lënda narkotike dhe municion luftarak

9 Prill, 11:14| Përditesimi: 9 Prill, 11:30

  • Share

Një 48-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi shiste kokainë në doza në lokalin e tij. Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.", njofton policia. 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.
 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?