Situata kritike e zjarreve në Shqipëri ka mbetur në ‘dorën’ e kushteve atmosferike, që ditën e sotme kanë sjellë ulje të ndjeshme temperaturash në disa qarqe të vendit dhe deri reshje shiu, si në Tiranë, ku zgjati për disa minuta.
Së fundmi raportohet se reshje të lehta ka pasur edhe në Fier.
Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano, informon se fillimisht në mbrëmje nisi një shi i imët, i shoqëruar me shkarkesa atmosferike dhe më pas një rrebesh që zgjati vetëm 5 minuta, duke ia lënë vendin serish reshjeve të buta.
Reshjet pritet të zbusin sadopak situatën e zjarreve në veri dhe jug të vendit, ku janë zonat më problematike dhe ku po shkrumbohen qindra hektarë dhe shkaktohen dëme të mëdha. Në zonën e Fierit nuk ka pasur problematikë zjarresh ditët e fundit, përveçse disa rasteve sporadike.
Lajmi kryesor:
23 zjarre në vend, Mbrojtja: Aktive vatra te Syri i Kaltër dhe Mali i Sopotit, stabilizohet situata në shumë zona problematike! Shiu 'ndez' shpresat për shuarjen e tyre
A.Q/ReportTv.al
