Kevin Norra

Kronikë

Shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy motrat Dhimaku, Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevi Norra

27 Gusht, 12:28| Përditesimi: 27 Gusht, 16:09

  • Share

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Delvinë, ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Në seancën e zhvilluar, prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë.

E plagosur mbeti edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 23-vjeçari, specialist në ministrinë e Brendshme, rezultoi se ishte i dehur në timon.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?