Kronikë

Shoi familjen Gushi në aksidentin tragjik, Igli Madani i proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë! I hetuar edhe për kanabis dhe përleshje! Gjoba pa fund! Kush është babai biznesmen

25 Qershor 2021, 21:43| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 22:32

  • Share

Igli Madani, 22-vjeçari i arrestuar sot nga policia, pas shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi në autostradën Fier-Vlorë, është një emër i njohur për policinë. Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar.  Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje

Ai ishte proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.

Ai është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë "Fork Lift Albania", që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj. Ndërkohë rezulton se automjeti  'Audi A8', me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo  djalit të tij.

Madani në orët e para të mëngjesit të sotëm, po ecte më shpejtësi skëterrë me automjetin e tij tip “Audi”, në shoqërinë e 2 bashkëmoshatarëve të tij, humbi kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” ku udhëtonte familja Gushi nga Patosi. 

Si pasojë humbën jetën tragjikisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po po: 28/06/2021 01:18

    -O ba ja vlente maqina!! Me rujti koken, shyqyr qe e morem te shtrrenjt. -Hallall o cun mos e mendo fare do marim makin tjeter!! Do behet gjygji mas nje viti, do e harrojn aksidentin do japim 20 mije euro gjykates dhebdo e mbyllim te muhabet.

    Përgjigju
  • Aaa: 27/06/2021 11:13

    Gjynah i madh esht per familjen qe vdiq .. por edhe per kete djal tri gjynah esht sepse askush zdo ti marr jeten 4 personave te nje familje . Kshuqe mos folni kot

    Përgjigju
    • Bbb: 28/06/2021 01:03

      Nuk flasim kot.. Por Igli Mandani eshte i fajshem per vrasjen e 4 personave. Eshte i rritur dhe duhet te di qe nuk hecen mbi normen e shpejtesis. Eshte pun mentaliteti dhe kti njerez duhet te donohen nga shoqeria. Nuk ishte rasti kaq, eshte perceptimi i Iglit per menyren se si duhet te jetojn njerzit me lek."Jam bos un me hape rruge"-"e di ti kush jam un". po je nje vrases pa meshir.

  • Nesuno: 26/06/2021 20:20

    Ne shqiperi duhet te rikthet enveri se vetem ai ju a qi nonat ketyre shkerdhatave qe ecin kshu... mo jua shuft zoti faren

    Përgjigju
  • Kriminel: 26/06/2021 14:15

    Vrasje me paramendim . Burgggggg

    Përgjigju
  • Xhovani lonori: 26/06/2021 14:13

    Vrasje e paster duhet te denohet maximalisht. Ka vra 4 veta,2 prej tyre engjej

    Përgjigju
  • Tiranë: 26/06/2021 14:09

    Tani është rradha e ligjit, e ligjvënësve dhe ligjzbatuesve për të demostruar rezultatet e vetting-ut dhe reformës në drejtësi, sesa të paanshëm do jenë në gjykimin e kësaj vrasjeje masive pa preçedencë. A do arrijë vallë drejtësia shqiptare kësaj rradhe të vlerësojë 4 jetë të marra padrejtësisht?

    Përgjigju
  • durres: 26/06/2021 09:35

    ne qofte se ky vrases nuk merr denimin maksimal ,do vdesin perdite e me shum ne aksidente....nuk mjaftojn 4 vete 1 familje e shuar 2 femije.......ato 3 cunat qe kane qene ke ky audi po i mallon e gjithe shqiperia dhe do ta shihni qe zoti do ti denoj........shteti shteti duhet ti ndershkoje me masen maksimale se perndryshe ka per te pas protesta nqs nuk marrin denimin makismal.....ka ardhur koha te beni shembuj keta 20 vjecar me makina 200 mij euro.burg te perjetshem te 3 ato asgje me pak.ndryshe do lutemi ti denoj zoti

    Përgjigju
    • PASJONARE: 26/06/2021 10:58

      Eshte vrasje me dashje e katerfishte.BURGIM I PERJETSHEM

  • Dije: 26/06/2021 08:49

    Me gjithe keto gjoba per shpejtesi dhe plagosje ne aksident, ky langaraqi 22 vjeçar duhet te kalbet ne burg. Eshte vrases. Nuk i duhet shoqerise. Eshte parazit. Me mire nje parazit ne burg, sesa i lire dhe te beje deme me te renda.

    Përgjigju
  • shiva: 26/06/2021 08:25

    Pergjegjesia kryesire eshte e prinderve qe llastojne femijet dhe i mesojne me cdo kerkesa oa vene limite. pergjegjesia e dyte eshte e shoqerise qe stimulon keti fenomene neoermjet rrjeteve siciale. Kudi sheh femije qe ngasin makina te shtrenjta seose statusi ne rrjete vlersohet nga boshlleku. Dhe se fundmi denimet duhet te behen sipas ligjit jo mbas 6 muajsh del nga burgu e vret nje tjwter

    Përgjigju
  • Ëëëëë: 26/06/2021 08:17

    Çudi asnjë dorëheqje, nga qarkullimi sidomos...

    Përgjigju
  • Adi: 26/06/2021 08:16

    O Emigrant po si spaska lidhje pushteti kur ky ka aksidentuar me pare njeri me makine dhe e ka akoma patenten ne xhep.kush paska lidhje atehere injoranca jote

    Përgjigju
    • Den: 26/06/2021 10:29

      Injoranca është jotja adi Normalisht nr një shtet ligjor nuk do të kish shans të ekzistonin vemje kriminele si ai plehra parazit Por shteti, në këtë rast policia punon vetëm për plaçkitur dhe jo për të zbatuar ligjin

  • Ema: 26/06/2021 07:57

    I forti nuk preket. Mjer ne

    Përgjigju
  • Eda: 25/06/2021 23:35

    Njerez te tille duhet te marrin denim maksimal e jo te pushohen çeshtje te tilla. Te rinj qe konsumojne hashash dhe ngasin makina te shtrejta pa respektuar aspak rregullat e qarkullimit rrugor duhet te denohen per vrasje me paramendim

    Përgjigju
  • vjeshta: 25/06/2021 22:29

    Natyrisht,do ja hedhë paqe si herët e tjera! Mjerë ne!

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/06/2021 21:52

    Pushtet pa shaka kemi ne….!!!

    Përgjigju
    • Emigranti: 26/06/2021 07:51

      Pushteti ka lidhje me kulturen e mosndeshkimit qe ekziston ne Shqiperi.

    • Emigranti: 26/06/2021 00:07

      O Arber cfare lidhje ka pushteti kur nje idiot shofer me nje shpejtesi marramendese godet nje tjeter makine qe eshte ne pume te vet. Mos valle duhet qe "pushteti" te jete ne sedilje tw pare te çdo makine per tju treguar injoranteve se te ecin me makine ? Çdo gje e lidhni me pushtetin, mjere ajo familje qe e pesoi keq.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?