TIRANË-Të organizuar në rrjetet sociale me dhjetëra të rinj janë mbledhur sot para Ministrisë së Brendshme dhe më pas në atë të Transporteve duke u shtrirë në tokë 'si të vdekur' si mesazh sensibilizues për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje për shkak se u përpllasën nga një makinë me shpejtësi shkëterrë e drejtuar nga një i ri 20-vjeçar.
""Te paktën për një dite t'i lëmë qoftet dhe birrat nga tendat tek sheshi "Skënderbej" dhe të transferohemi pak nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transportit. Në shenjë reagimi mbi aksidentet rrugore në vend, të mblidhemi tek këto dy vende dhe të shtrihemi në tokë "si të vdekur" duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Është momenti për të reaguar. Sot në atë aksident mund të isha unë, ti apo kushdo nga ne! Sot ora 20:00 duhet të jemi të gjithë bashkë në shenjë proteste dhe ndërgjegjësimi", thuhet në njoftimin në Facebook të shpëndarë nga të rinjtë.
E sotmja ka qenë një ditë e rëndë për të gjithë shqiptarët. Dita nisi me rrugë të përgjakura, me aksidentin tragjik në autostradën Fier-Vlorë, ku një makinë tip 'Audi' me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte një familje me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç.
Prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë humbur jetën ndërsa tre të rinjë që ishin në mjetin tjetër mbeten të plagosur. Për aksidentin u arrestua Igli Madani, 22-vjeç, i cili ishte drejtuesin i mjetit tip Audi, lukson që kushtonte rreth 100 mijë euro.
Shoferi kriminel duhet te denohet me burgim te perjetshme. 22 vjec me makine luksoze, shuan nje familje. Tmerr. Duhet te reagoje fuqishme shoqeria civile. Zero tolerance per keta kriminele
Përgjigju