Policia e Vlorës

Kronikë

Shkaktoi ndotje mjedisore nga shkarkimi i ujërave të ndotura të hotelit, vihet nën hetim administratorja e subjektit në Dhërmi

19 Korrik, 15:20| Përditesimi: 19 Korrik, 15:25

  • Share

Një administratore e një hoteli në Dhërmi është vënë nën hetim për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”. Sipas policisë, gjatë kontrolleve është konstatuar se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i hotelit ishte jashtë funksionit dhe si pasojë një pjesë e ujërave të ndotura derdhej në një përrua pranë objektit.

Për këtë arsye, 46-vjeçarja u procedua penalisht ndërsa u vendos edhe një masë administrative për subjektin.


"Në vijim të planit të masave për mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, si dhe në zbatim të bashkëpunimit ndërinstitucional për kontrollin dhe ndëshkimin e shkeljeve mjedisore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht të Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Task-Forcën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, ushtruan verifikime në një subjekt hotelier në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit të ushtruar më datë 18.07.2025, u konstatua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit dhe si pasojë, një pjesë e ujërave të ndotura derdhej në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, në gjendje të lirë, për administratoren e hotelit, shtetasen E. M., 46 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Ndërkohë, nga ana e Task-Forcës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, u vendos masë administrative ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit në çdo zonë të qarkut.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Resorti: 20/07/2025 15:07

    Po ti ske asnje kolektor ne himare, dhermi, Jale, Lalez, askund, kujt i ve gjobe atij qe do ti marresh biznesin e token!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?