Besnik Muçi dhe Ilir Meta

Politikë

Meta njeh shkarkimin e Muçit, shpall vakancën në 'Kushtetuese'

22 Nëntor 2019, 15:39| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 18:55

  • Share

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka pranuar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në Kushtetuese, pas shkarkimit të gjyqtarit Besnik Muçi, duke njohur kështu vendimin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Meta deklaron se do nisë menjëherë aplikimi për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të krijuar nga përfundimi para kohe të mandatit, të ish-gjyqtarit Muçi

"Dekretoj shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e Vakancës së parakohshme të krijuar nga përfundimi para kohe të mandatit, të ish-gjyqtarit Besnik Muçi.

Shpallja e kësaj procedure dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur, të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës", thuhet në dekretin e presidentit Meta.

Gjykata Kushtetuese hoqi nga faqja zyrtare Besnik Muçin dhe njoftoi Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar.

Muçi u shpreh sot në mëngjes se nuk e njeh vendimin dhe u paraqit në zyrë me një kërkesë drejtuar Kushtetueses që të shqyrtojë dhe vendosë fatin e tij me argumentin se vendimi i vettingut është në kundërshtim me ligjin.

Muçi theksoi se do të vijojë që të qëndrojë në detyrë deri kur të japë vendimin gjykata Kushtetuese, e cila pa kaluar pak orë e fshiu nga faqja zyrtare duke ia dhënë përgjigjen.  Presidenti Meta mesditën e sotme e priti në një takim dhe i kërkoi Muçit që të rishikonte vendimin. Gjykata Kushtetuese pasi e zhduku nga lista e anëtarëve në faqen zyrtare njoftoi kreun e shtetit për vakancën e krijuar.

 Vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, në një reagim tè bërë një ditë më parë Ilir Meta nuk e cilësoi si surprizë, pasi denoncoi se ka pasur presion nga shumica.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deda: 22/11/2019 16:15

    Alo Ded, alo alo nga amerika po flas, alo a më dëgjon? Mos dëgjo po deshe se ta knojn kalauthin ato masanej. Hë re burrec mbroje pra kushtetutën, u bone ti, fshatarë skrapari.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 22/11/2019 16:01

    Këta duan hequr nga faqja e dheut,,,,jo nga faqja zyrtare,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?