Me 50 vota pro, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot për të shkarkuar nga detyra Erion Veliajn.
Kjo temë ka qenë edhe në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv, ku ish-deputeti i PS Petro Koçi, tha, këshilli nuk e ka shkarkuar Veliajn sot, por ka bërë propozimin për shkarkimin, pasi shkarkimi bëhet nga qeveria. Koçi, tha se opozita kërkoi që Veliaj të ishte i pranishëm sipas tij për t’i bërë gjyqin.
‘Nuk është këshilli ai që e vendos praninë e tij, ajo bëhej duke kërkuar Veliaj leje tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i SPAK. Është një situatë që kërkon një zgjedhje që Tirana të ketë një kryetar. Këshilli bëri një propozim dhe pastaj i ngelet këshillit të ministrave. Se si do të reagojë Veliaj a do ta ankimojë këtë ose jo kjo është gjë tjetër. Sjellja e opozitës kur trajtojnë çështjen Veliajn është së mendjen e kanë tek Berisha. Këshilli nuk e ka shkarkuar. Veliaj nuk është shpallur faktor është në burg si masë sigurimi. Një nga arsyet që PD e donte në këshillit ishte për ti bërë gjyqin që s’ka lidhje me arsyen e shkarkimit’, tha ai.
Të njëjtin opinion si Koçi kishte edhe, Dashamir Shehi, i cili tha se opozita kërkoi Veliajn në sallë për t’i bërë gjyqin. Teksa u ndal tek kandidati për drejtues të Bashkisë së Tiranës, ai tha se duhet një figurë e cila të mbështetet nga e gjithë opozita.
‘Nëse do të shkonte sot atje, sepse ai është në burg për çështje penale, si puna e atij është hequr nga 10 kryetra bashkie dhe s’kanë dal para këshillit. Ai ka të drejtë të mbrohet për atë që është akuzuar. Ai është në burg nuk mund të dal nga burgu. Kush deputet që ka qenë në burg ka dal para kuvendit që pse më kanë futur në burg. Drejtësia duhet që të marr vendim për këtë. Atë duhet që ta kishte shkarkuar kryeministri nëse ke munguar 3 muaj në detyrë.
Nuk ishte e nevojshme që të bëhej kjo e gjithë. Ai është në statusin e një njeriu që është në arrest. Po edhe të djathtët e kërkuan shkarkimin, po ata që hidhnin benzinë tek dera e Bashkisë, sot kërkonin Veliaj në mbledhje se kanë pritur që ti bëjnë gjyqin. Dhe qëllimi i të djathtës është që të krijonin një precedentë që drejtësia jonë s’është e mirë kështu ja kanë bërë Berishës dhe Metës. Për kandidatin e Tirnaës unë them se duhet një kandidatë që të mbështetet nga e gjithë opozita’, tha ai.
Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje si edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha se procesi ndaj Veliajt mund të zgjas për vite me radhë dhe se bashkia ka nevojë për një drejtues.
‘Ligji thotë pas 90 ditësh duhet që të nisin procedurat për shkarkimin. Nuk e kemi shkarkuar ne kemi bërë propozimin do ta shkarkojë këshilli i ministrave. Ai do të parashtrojë argumentet e tij se pse duhet që të qëndrojë në detyrë. Veliaj ose avokatët e tij duhej që ai të vinte në këshillin bashkiak duhej që të merrte leje nga drejtoria e burgjeve, dhe për këtë nuk pati asnjë përpjekje.
Por Veliaj duhet që të kishte dhënë dorëheqjen me kohë, sepse ky proces mund të zgjas dy vite të tjera, ca faji kanë qytetarët që kryetari ka probleme me drejtësinë, pra duhet që të ishte shkarkuar me kohë. Për çfarë i duhet mandati kur ai se ushtron dot detyrën’, tha ai.
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, u pyet në emisionin 'Repolitix' nëse do të pranonte që të ishte kandidatë i opozitës për drejtues të Bashkisë së Tiranës.
Ai tha se nuk e ka në plan duke theksuar se i duhet kohë për të fituar besimin e qytetarëve, pas ‘luftës’ me Adratik Lapajn për mandatin.
‘Unë jam anëtarë i këshillit bashkiak, dhe ky është qyteti ku unë kam lindur dhe më shqetëson ca ndodh në Tiranë. Por s’më lidh asgjë me Berishën. Dhe një nga pengesat që ka opozita është se është Berishë që se ka garën me Ramën por me partitë e tjera opozitare, ai do monopolin e partisë së vet. Unë nuk jam gati në këto moment për atë që ndodhi gjatë verës me Lapajn do të më duhet më shumë punë për të rifituar besimin e qytetarëve. Nuk është në planet e mia’, tha ai.
Gazetarja Jonida Shehu, tha se Veliaj duhej të ishte dëgjuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ajo tha se këtë e parashikon edhe ligji, ndërsa theksoi se Veliaj mund të ishte i pranishëm edhe online nëse jo fizikisht.
‘Kjo është një histori që ka brenda shumë komponent ka pjesën juridike dhe atë politike. Unë di të them që nëse shohim pjesën ligjore dhe administrative i gjithë ky proces që kur është arrestuar ka pasur një rrëmujë ligjore që ka pasur shumë vend për interpretim. Mirë do ishte që të thirrej në Këshill sa kohë e ka kërkuar dhe ligji e parashikon. Po pse anëtarët e këshillit se pranuan që ai të thirrej? Ai mund të mos ishte fizikisht por mund të ishte dhe online’, tha ajo.
Komente

O Dash për kë opozitë flet për atë që komandon Sali non grata..shpellarët do ta bëjnë Tiranën..!!!
Përgjigju