Politikë

Shkarkimi i zv.ministrit të Brendshëm/ Albana Koçiu: Andi Mahila tymoste cigare në restorant, s'është gabim padashje, por shkelje e ligjit

22 Shtator, 20:18| Përditesimi: 22 Shtator, 20:38

  • Share

1758282169_albanakociu.jpg

Pasi i kërkoi qeverisë shkarkimin e zëvendësit të saj Andi Mahila, ka ardhur një reagim nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.  

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila u kap duke tymosur cigare në restorant, ndërsa foton e zv.ministrit duke pirë cigare ja kishte dërguar një qytetar nga Neë York. 

Koçiu shkruan se pirja e cigares brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e ligjit 

'Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Neë York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.  Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër. I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.


Lajmi kryesor:

U fotografua duke pirë cigare në restorant, Koçiu kërkon shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm Andi Mahila: Në shkelje të ligjit


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?