Në mbledhjen me ministrat e qeverisë dhe deputetët socialistë të Tiranës, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën për mënyrën se si trajtoi shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila, me kërkesë të ministres Albana Koçiu, pasi ishte filmuar duke tymosur cigare në një ambient të mbyllur.
“U bë një llomotitje e madhe nga ana e atyre që ju ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presin gjatë sa ta marrin veten, por kur të jenë duke marrë veten do duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e deliruan shkarkimin që ministrja i bëri zëvendësit për tymosjen e një cigareje në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndesësh këtë akt, por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigarje i mbetur më kot”,- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Shkarkimi i Veliajt, vendim i detyrueshëm! Nisim punën për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, opozita hyn e humbur në garë përballë Manastirliut (VIDEO)
K.M/I.M/ReportTv.al
