Foto nga video dhe Safet Gjici

Shkarkimi/ Safet Gjici 'perandori' financiare, kompanitë e themeluara prej tij 112 milionë euro tendera, njeriu kyç që i ka besuar bizneset në ndërtim, siguri dhe futboll

17 Qershor 2023, 09:53| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 13:08

  • Share

Publikimi i videos duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, mund t'i japë fund karrierës politike të Safet Gjicit, por kryebashkiaku i sapo shkarkuar i Kukësit ka krijuar një perandori financiare familjare. Dy kompani të themeluara nga Safet Gjici, Eurogjici-Security dhe Kevin Construksion, që sot menaxhohen nga vëllai i tij Ladrim Gjici, vetëm gjatë 7 viteve të fundit, ka fituar të vetme dhe në bashkëpunim tendera publikë me vlerë mbi 110 milionë euro.

Në mars të vitit 2001, Safet Gjici themelon kompaninë e sigurisë dhe ruajtjes fizike Eurogjici-Security. Në 23 prill 2014 i dhuron aksionet vëllait të tij Lavdrim Gjicit. Nga viti 2015, kompania Eurogjici-Security, me administrator dhe aksioner të vetëm vëllain e Safet Gjicit, reaulzon se ka fituar (e vetme dhe në bashkëpunim me firma të tjera) 48 tendera nga organet e pushtetit vendorë dhe qendrorë, me vlerë rreth 62 milionë euro.

Në dhjetor të vitit 2006, Safet Gjici themelon kompaninë e ndërtimit Kevin Construksion. Në 19 prill të vitit 2014, Safet Gjici ia dhuron aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Gjatë 7 vitevd të fundit, kompania e ndërtimit Kevin Construksion ka marrë, 20 tendera publikë (5 e vetme dhe 15 në bashkëpunim), me vlerë mbi 50 milionë euro.

Safet Gjici ka pasur 87.5 % të aksioneve edhe në Klubin e Futbollit të Kukësit, duke qenë edhe President i klubit. Në prill të vitit 2014, Gjici ia kalon aksionet e klubit sërish vëllait të tij, Lavdërim Gjicit. Ndërkaq, krahas një vile me 3 kate në Tiranë, 9 pasuri të palujtshme (apartamente dhe njësi ndërtimore), një lokal pranë Parlamentit, Kevin Bar, është në pronësi të bashkëshortes së Gjicit, Manjola Gjici.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halil: 19/06/2023 15:54

    Gjysma e të keqes që nuk i fshi me ndonjë flamur që kishte në zyrë

    Përgjigju
  • Jozu: 17/06/2023 15:33

    Pywtni , kush ja dha doren..nje injoranti. Kush i dha tenderin e pare ? Qe spostoi gjithe ato firma me cv.. Normal Jozi...se pati shume benefite nga ky derrkaut.. Sa e sa ka si ky.. Pushteti me te pa drejte i beri me para, me ate te tenderve , te taksave ... Eeee..moj Joz..i dhe tenderin e pare, Rikonstruksion i Kuvendit. Aty ky budalla injorant, u be i "ditur"

    Përgjigju
    • ermal: 17/06/2023 17:24

      Jozi i dha doren, rama i mori votat+paret dhe i futi gishtin

  • Hasan Pordha: 17/06/2023 15:03

    Kot nuk thone qe femra ka futur shejtanin ne shishe.

    Përgjigju
  • genti: 17/06/2023 14:53

    perandoria eshte met hases dhe jar hases jo e keti! ky ka emrin!

    Përgjigju
  • Ismail Qemali: 17/06/2023 14:40

    Akoma qarkullon ky Adriatiku, qe ka po aq fytyre sa Gjici.

    Përgjigju
  • Lora: 17/06/2023 13:16

    Kaq mëndjelehtë ishte, nuk duhet të provokoheshe në zyrat e shtetit kjo nuk i falet,nuk kishte vënde të tjera jasht orarit zyrtar? E ofendove pjesën më të mashe të Kuksianëv që të votuan. Dhe ajo provokuesja duhet të penalizohet se do fillojë fushatën në të gjith kryetarët e bashkive të shqiprisë,por shyqyr që gjysma janë femra.

    Përgjigju
  • Alb: 17/06/2023 12:19

    Si ky ka me shumic ne shqipnin.

    Përgjigju
    • Billi: 17/06/2023 14:42

      Pse habiteni kaq shume. Edhe Bill Clinton te njejten gje bente.

  • #Arben: 17/06/2023 11:31

    Na mbushe mendjen Arben.Pse politika e detyroi perversin qe ne zyren e shtetit te bente ate pisllek.Kur s,po mdihet i gjati i bie qe era e mutit ka mbytur dynjane.

    Përgjigju
  • titi: 17/06/2023 11:26

    safeti safeti safeti gooooool

    Përgjigju
    • Armand Duka: 17/06/2023 13:53

      ...ke porta vet.

  • Arben: 17/06/2023 10:44

    Safet Gjici eshte gjigand ne shume sektore si ne biznes dhe politike dhe eshte shume popullor. Ketu kemi te bejme me nje komplot te organizuar nga opozita. Edi Rama dhe shteti shqiptar duhet te reagojne menjehere. Te zbulojne kush ishte ideatori dhe kush ishte organizatori i ketij komplot. Te vihen para drejtesise keta njerez qe duan me cdo kusht prishjen e imazhit te Kukesit ne Shqiperi dhe te Shqiperise ne bote. Kurse per Gjicin uroj qe pasi te sqarohet situata, te konkuroje prape ne zgjedhjet e parakohshme per kryetar bashkie te Kukesit dhe te triumfoje si asnjehere tjeter!

    Përgjigju
    • joni: 17/06/2023 17:28

      Sa shume qe i duhen pushteteve njerzit si ty arben. Ti te ben gojore pa ta kerku njeri. Madje nxit dhe safetin qe te futet prap ne gare dhe mbasi te fitoje tju shkepi prap, ty dhe gjith kuksin

    • Kuksi: 17/06/2023 12:51

      TA THEMI UN INFORMACIONIN E SAKT. KETE PUNE E KA BA NJE QENIE SHUM INTELIGJ3NTE.... NJI QA DUKET I VOGEL POR KUR E STIMULON BAHET GJIIGAANT NE KRAHASIM ME VETEN E TIJE.ESHTE KUKSIAN,DHE PER 7 VJET KA 100 MILION € TENDERA, "RAK" E KA EMRIN. OSE RAK GICI I THONE. PO TANI ASHT MCEF, KA KERKU AZIL NE SHTETIN BREKZI... VETEM AJO FEMNA QA JA KA BA VIDEON E GJE...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?