VLORË - Flamurtari ka emëruar në stol trajnerin Eqerem Memushi, që së bashku me Edmond Liçaj do drejtojnë skuadrën e futbollit deri në fundin e këtij sezoni në Kategorinë e Parë.
Pak ditë më parë, administratori Sinan Idrizi shkarkoi trajnerin Dritan Resuli dhe gjithë stafin teknik, kjo pas barazimit 0-0 në shtëpi kundër Besës.
"Eqerem Memushi dhe Edmond Licaj do të drejtojnë Flamurtari Football Club deri në përfundim të sezonit aktual. U urojmë suksese dhe mirëseardhje përsëri me fanellën kuqezi të Flamurtari F.C", shkruajnë vlonjatët.
Tanimë Memushaj rikthehet në stolin e vlonjatëve pas 15 vitesh, teksa i ka drejtuar kuqezinjtë edhe në sezonin 2009-2010. 58-vjeçari ka qenë trajner edhe te Tomori, Apolonia, Bylis, Oriku dhe Shqipëria U-15.