Foto ilustruese

Shkatërrimi i 4 grupeve kriminale që trafikuan 1,120 klandestinë, shkon në 19 numri i të arrestuarve në Shqipëri, prangoset në Vlorë i shpalluri në kërkim (EMRI)

27 Janar 2022, 17:10| Përditesimi: 27 Janar 2022, 17:09

  • Share

Ka shkuar në 19 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar 'Astrolabio’ që goditi katër grupe kriminale të cilat transportonin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme, në Itali, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Klement Latifaj i cili ishte shpallur në kërkim dhe u prangos sot në Vlorë.

Greqi-Shqipëri-Itali në një operacion të përbashkët kanë shkatërruar katër grupe kriminale që trafikonin klandestinë. Në vendin tonë, SPAK ka kërkuar prangosjen e 25 personave si pjesë e këtyre grupeve që trafikonin klandestinë kundrejt pagesës. Grupi përbëhej nga 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, palestinezë, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale, pasi siguronin persona të ndryshëm, kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera, kundrejt një shpërblimi monetar që varionte nga 5000 deri në 10000 euro, i kontrabandonin ata në rrugë tokësore dhe detare, duke iu mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Në Shqipëri janë arrestuar 19 persona ndërsa më konkretisht bëhet fjalë për: Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë. Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë. Fatjon Koçllari, banues në Durrës, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt. Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi dhe Mehdi Mamushli, banues në Iran dhe Klement Latifajn.

Si funksiononte grupi kriminal
Burime bëjnë me dije se pjesëtarët e 4 grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi). Personat kontrobandoheshin nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vendet e tjera të BE-së.

Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.

30 episode kontrabandimi të 1,120 personave
Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1,120 emigrantëve. Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Mëngjesin e sotëm, në kuadër të këtij operacioni, janë ndaluar pesë persona në Vlorë të cilët më pas janë shoqëruar nga policia drejt Tiranës.

Sekuestrohen skafe, një anije velierë dhe automjete
Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

Komento

Komente

  • Populli: 27/01/2022 21:57

    Kur do qeveria e ze lepurin me qerre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?