KSAMIL- Një grup grabitësish banesash në Ksamil është shkatërruar nga policia. Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona, mes tyre dhe pronari i një hoteli i cili ishte edhe 'koka' e bandës së grabitësve, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia ka arrestuar N.N dhe H.M, të dy nga Gjakova si dhe ka shpallur në kërkim, G.M, edhe ky nga Kosova.
Sakaq policia ka vënë në pranga edhe pronarin e një hoteli në Ksamil, Vangjel Pella i cili strehonte të tre grabitësit e tjerë në hotelin e tij dhe madje ai përzgjidhte edhe vendet se ku ato do të vidhnin.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga momenti i grabitjes së një banese në Ksamil, ku siç shihet ato afrohen pranë banesës dhe thyejnë kamerën e sigurisë. Pronari i një prej banesave thotë se vetëm brenda një jave, janë grabitur 4 banesa, dhe se hajdutët kanë marrë para, orendi dhe bizhuteri.
Vangjel Pello
Report Tv ka siguruar foton e pronarit të një hoteli, Vangjel Pella, i cili ishte edhe koka e grupit që përcaktonte vendet që do të vidheshin dhe strehonte grabitësit nga Kosova.
Një prej banorëve të Ksamilit ka denoncuar në Report Tv edhe me video, sesi dy hajdutët janë futur në banesën e tij dhe kanë grabitur.
Siç shihet edhe nga pamjet, dy hajdutë të maskuar ecin qetësisht përbri murit të banesës dhe drejtohen për tek kamera e sigurisë të cilat i thyejnë.
Pronari i një prej banesave të grabitura thotë se janë vjedhur brenda një jave 4 benesa, ku janë marrë orendi, para dhe bizhuteri.