Vlorë- Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorë.
Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçari shkeli masën e “arrestit në shtëpi” dhe kërcënoi me thikë një person pas një sherri të ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”.
36-vjeçari ishte në arrest shtëpie për veprën penale të vjedhjes.
"Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të një konflikti që mund të kishte pasoja të rënda dhe vënia në pranga e shtetasit A. Ç., 36 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
Ky shtetas, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë.
Nga verifikimet rezultoi se A. Ç. ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., për veprat penale “Kanosja”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Komente
