Edon Zhegrova

Shkëlqeu dhe asistoi kundër Juventusit, drejtori i 'Zonjës' kërkon në ekip Edon Zhegrovën

6 Nëntor, 15:30| Përditesimi: 6 Nëntor, 15:33

  • Share

Edon Zhegrova është në planet e Juventusit për dritaren e transferimeve të verës 2025. Sulmuesi i Kosovës ishte ndër më të mirët në Lille 1-1 Juventus, duke dhënë asistin për francezët.

Është 'Gazzetta dello Sport' në Itali që bën me dije se drejtori i Juves, Cristiano Giuntoli ta konsiderojë sulmuesin anësor për verën që vjen. Një ndeshje ndaj Juventusit i mjaftoi Zhegrovës për të vendosur kandidaturën e tij si të preferuar mes tifozëve të Juventusit.

Verën e kaluar Giuntoli e konsideroi krahun e djathtë shqiptar ndër objektivat e parë të sulmit, por disa rrethana më pas favorizuan operacione të tjera. Lojtari që kërkohej u gjet te Conceicao, tre vjet më i ri dhe tashmë i pozicionuar mirë për të dhënë një kontribut të nivelit të lartë dhe Nico Gonzalez u zgjodh i favorizuar nga njohuritë e tij për Serinë A, gjë që e lejoi atë të mos kërkonte kohë për ambientimin.

Duke marrë parasysh që Giuntoli është rikthyer shpesh në pista tashmë të shkelura në të kaluarën, megjithatë, sulmuesi i Lille nuk duhet të harrohet në dritaret e ardhshme të transferimeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 07/11/2024 12:57

    do te besh gabimin me te madh te kalosh ne skuadren me HAJDUTE te rruzullit

    Përgjigju
  • E DREJTA: 07/11/2024 11:45

    EDON FARAI LO SBAGLIO PIU GRANDE DELLA TUA VITA ANDARE NELLA SQUADRA PIU LADRONA AL MONDO. SAREBBE UN SUICIDIO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?