Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares

Sport

Shkëlqeu në portë kundër Serbisë, Thomas Strakosha në formacionin më të mirë! Krah tij Mbappe e Gakpo

12 Tetor, 13:20| Përditesimi: 12 Tetor, 13:24

  • Share

Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi kishte si protagonist edhe Thomas Strakoshën. Portieri i Shqipërisë ishte më i mirë në fushë, teksa faqja e specializuar 'SofaScore' e ka vlerësuar me notën 8,4. Diçka e tillë e ka futur atë në formacionin më të mirë të javës sipas paraqitjes.

Në mbrojtje bie në sy Christensen, teksa Kimmich në mesin e fushës. Sulmi përbëhet nga emra si Gakpo, Mbappe dhe Arnautovic. Forma e mirë e Strakoshës i ka dhënë atij vendin mes shtyllave të Kombëtares, ndërsa vlerësimi për të nuk mungon.

Strakosha në formacionin më të mirë

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?