TIRANË- Ditën e djeshme u njoftuan nga Presidenca ndryshime të rëndësishme në kabinetin e Presidentit të Republikës.
Një prej ndryshimeve të konfirmuara nga zyra e shtypit pranë kreut të Shtetit, Ilir Meta, ishte ajo e largimit nga detyra të Bahri Shaqirit, këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, dhe në këtë post është emëruar Spiro Koçi.
Për këtë lëvizje ka qenë vetë Presidenti Meta, i cili ka shprehur ‘dhimbjen’ për largimin e Shaqirit, duke i shprehur atij mirënjohjen dhe duke i uruar suksese.
Një burim i tha sot Report Tv se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së një ditë më parë të Bahri Shaqirit është fakti se ai tashmë do të ‘rekrutohet’ nga bashkëshortja e Presidentit, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Burimet thonë se ai do të kandidojë nën siglën e LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Shaqiri mendohet të jetë kandidat në Qarkun e Durrësit, por ende nuk është përcaktuar përfundimisht.
Largimi i Shaqirit nga Presidenca, i lidhur edhe me lajmin e papritur që një prej figurave më të rëndësishme të LSI-së, Edmond Panariti, largohet nga kjo forcë politike pikërisht në prag të zgjedhjeve shumë të rëndësishme, duket si një shkëmbim ‘një e merr dhe një e jep’ midis Presidencës dhe ish-partisë së Kreut të Shtetit, Meta.
"Nje burim i tha", "Burimet thone", " ish partise"??? Kjo eshte gazetaria dixhitale shqiptare.
PërgjigjuAmon o Nafije dybeku ju kam rixha mos ma harroni jashte liste krenarine e leshitlikes, strategen nderkombetare, nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike , trularasken , shalepiprren, te pashkolluaren, sygerdoqen Kejdi dhembcakallen, te bijen e mashtruesit ordiner te qytetareve te Fierit.
Përgjigju