Policia gjermane shkëmbeu zjarr ditën e sotme me një 18 vjeçar në afërsi të konsullatës së Izraelit në Mynih.
Sulmuesi vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa autoritetet thanë se ai kishte në plan të sulmonte konsullatën e Izraelit në këtë qytet.
Sipas mediave të huaja, sulmuesi i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë gjermane në qytetin e Mynihut ishte një 18 vjeçar me shtetësi austriake.
Autoritetet ende po hetojnë për motivet, por besojnë që ai kishte planifikuar të sulmonte Konsullatën e Izraelit në këtë qytet.
Lajmi kryesor:
Gjermani/ Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në Mynih! Policia vret 18- vjeçarin austriak! Njerëzit vrapojnë të tmerruar (VIDEO)
S.B/ReportTv.al