Sociale

Shkencëtarja Aseda Tena rikthehet në Vlorë: Mjekët shpëtuan nënën time nga kanceri i gjirit! Po punoj për binjakëzimin e spitaleve shqiptare me ato amerikane

3 Tetor, 17:13| Përditesimi: 3 Tetor, 17:26

  • Share

Aseda Tena u largua nga Vlora 20 vite më parë dhe studioi në Harvard, per shkaqet genetike te kancerit. Për të, lidhja me spitalin e Vlorës është më shumë se profesionale, pasi nëna e saj u diagnostikua me kancer gjiri. Kjo përvojë e ktheu Asedën drejt një misioni të ri: të ndihmojë spitalin ne qytetin e saj të lindjes.

 “Lidhja ime me spitalin e Vlorës është shumë personale, sepse nëna ime u diagnostikua me kancer gjiri. Sot, falë përkushtimit të mjekëve në Tiranë dhe Vlorë, ajo gëzon shëndet të plotë. Dua që ky spital të ketë aparatura dhe metoda moderne si ato që përdoren në SHBA. Mbijetesa e nënës sime më kujton çdo ditë se mjekët e përkushtuar mund të arrijnë shumë, edhe me burime të kufizuara. Ky projekt për binjakëzimin e spitaleve shqiptare me ato amerikane do të arrihet nëpërmjet mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe urojmë që së shpejti këto mos të mbeten thjesht dëshira por të bëhen realitet”, tha ajo. 

Ndërsa Juliana Çuni, onkologe dhe drejtore e spitalit rajonal të Vlorës, thekson rëndësinë e ekzaminimeve periodike sepse semundja po perhapet tek moshat e reja.

“Fatkeqësisht, trendi i kësaj sëmundjeje vit pas viti është në rritje, jo vetëm tek gratë e moshuara, por edhe tek vajzat e reja. Spitali Rajonal Vlorë do të mirëpresë të gjitha gratë gjatë muajit tetor për ekzaminimin mamografik, nga ora 8:00 deri në 18:00”, shprehet ajo.

Si mjekja onkologe e Vlores ashtu dhe kërkuesja shkencore e Bostonit kanë një mesazh të përbashkët për gratë.

Aseda Tena: Diagnostifikohuni, bëni kontrollet rutinë, mos e lini pas dore. Ekzaminimet periodike. Ekzaminimi për të zbuluar me herët semundjen.

Juliana Çuni : Ekzaminimi i hershëm mund të shpëtojë jetën. Lutemi dhe ftojmë të gjitha gratë të vijnë dhe të bëjnë kontrollin e tyre.

Për vitin 2024, bazuar në Regjistrin Kombëtar të Kancerit, janë regjistruar 805 raste të reja me kancer gjiri. Është një incidencë që gjatë 10-vjeçarit të fundit ka ardhur gradualisht në rritje- me 2.1% . Në vitin 2024 kanë ndërruar jetë 224 gra nga kanceri i gjirit në mbarë vendin.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervin Shehaj: 03/10/2025 18:16

    Bravo te dyja gocave qe edhe pas 20 viteve u gjeten e bashkojne kompetencat e perfituara ne vite ne funkison te komunitetit vlonjat. Rruge te mbare ne karrieren e ndritur Alidemseve nga shoku juaj i klases. Ervin Shehaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?