Shëndeti
Top 24

Shkodër/ 58 persona të prekur nga virusi HIV/AIDS, 6 raste të reja në 2018

1 Dhjetor 2018, 14:26| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 14:36

  • Share

Sot është Dita Botërore e luftës ndaj AIDS, e konsideruar edhe si sëmundja e shekullit. Të dhëna jo pozitive vijnë nga Qarku i Shkodër ku mësohet se janë të infektuar me këtë sëmundje 58 persona teksa kemi 6 raste të reja vetëm këtë vit. Shifrat u dhanë nga Manjola Laloshi specialiste në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Shkodrës. Sipas saj, numri i të infektuarve mund të jetë disa herë më i madh, por mbeten të pazbuluara pasi personat e prekur nuk kryejnë ekzaminimet. 

"Shifrat janë gjithmonë më në rritje. SIvjet kemi arritur në 1195 të infektuar. Janë rritur edhe vdekjet sepse nuk ekzaminohen në kohë. Në Shkodër kemi 6 raste të reja këtë vit", thotë Laloshi .

Moskryerja e testit të HIV/AIDS ka bërë që këtë vit të lindin edhe dy foshnjë të cilët janë prekur nga sëmundja e Sidës, kjo e transmetuar nga nënat bartëse të cilat në formë zinxhirë e kanë transmetuar tek fëmijët.

Numri total i të prekurve në rag vendi të evidentuar është 1195 persona. Mesohet se meshkujt kanë numrin më të madh të të prekurve krahasuar me femrat dhe sipas përllogaritjes me shifra 70% janë meshkuj dhe 30% janë femra.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?