Del nga rruga me motor dhe bie në një kanal, vdes efektivi i policisë në Shkodër! Shkak dyshohet moti i keq (EMRI)

25 Shtator, 08:39| Përditesimi: 25 Shtator, 10:38

  • Share

SHKODËR- Nikollë Lekndrejaj, 51-vjeç, efektiv i Forcës Kombëtare të Sigurisë ka ndërruar jetë në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (25 shtator), në fshatin Bardhaj, ku efektivi po udhëtonte me motor dhe si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë e aksidentit efektivin e ka marrë rrjedha e ujit dhe ka humbur jetën.

'Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.'- njofton policia.

Report Tv sjell edhe pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti, ndërsa banorët thonë se rruga ka pasur shumë ujë e për pasojë 51-vjeçari nuk ka arritur që të shikojë si duhet rrugën.

‘Ne njohim të gjithë, ka pasur shumë ujë. Na u ka dhimbsur në shpirt, ka qenë njeri shumë i mirë!’- u shprehën fqinjët e tij.

Trupi i 51-vjeçarit u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 25/09/2024 09:54

    Ne oren 3 te nats tu kthy per shpi do ket qen i dehur i shkreti qe esht mbyt nji kanal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?